• e enjte, 26 dhjetor 2024

Fejmi Daut shpërblehet për kamerë më të mirë për filmin "Biznesi dhe Kënaqësia" në Festivalin e filmit në Tiranë

Fejmi Daut shpërblehet për kamerë më të mirë për filmin

Shkup, 27 tetor 2023 (MIA) - Fejmi Daut, drejtori i fotografisë së filmit me metrazh të gjatë "Biznesi i Kënaqësisë", e regjisorit Goce Cvetanovski është fitues i çmimit për kamerë më të mirë në edicionin e dhjetë të "DEA OPEN AIR International Film" në Tiranë. Ky është çmimi i pestë në festivale për filmin "Biznesi i Kënaqësisë".

Në mënyrë shtesë, "Biznesi i Kënaqësisë" është i selektuar në edhe pesë festivale të reja në Kanada, SHBA, Afrikë, Bolivi, Argjentinë dhe Spanjë: Toronto Macedonian Film Festival (Kanada 2023); Orlando Film Festival (SHBA 2023); Africa International Film Festival (Argjentinë 2023) dhe Madrid Film Awards (Spanjë 2024).

"Biznesi dhe kënaqësia këtë fundjavë garon edhe për çmimin në Itali në edicionin e 27-të të festivalit "International Police Award Arts Festival- IPAAF", ku ka status të finalistit.

Filmi i Cvetanovskit tashmë ka fituar tre çmime për film me metrazh të gjatë në festivale në Bullgari, Peru dhe Panama, si dhe çmim special në Rumani.

Trileri politik e ndjek rrëfimin e gazetares, e cila është fiksuar me zhdukjen e shoqes së saj më të mirë, përgatit operacion sekret me qëllim që të zbulojë rrjet për tregti me gra. 

Rolet i interpretojnë Musa Isufi, Sllagjana Vujosheviq, Ismail Kasumi, Damjan Cvetanovski, Osman Ahmeti, Eleni Dekidis, Mendim Murtezi, Egzona Salihu, Avni Dalipi dhe Katerina Kocevska, ndërsa Cvetanovski e ka nënshkruar edhe skenarin. Producentë të filmit janë Driton Ramadani, Bogdan Jonçevski dhe Goce Cvetanovski.

"Biznesi i Kënaqësisë" është i xhiruar me përkrahje të Agjencisë për film. bsh/

Foto: Goce Cvetanovski

QËNDRONI TË LIDHUR