• e enjte, 18 korrik 2024

Faza portokalli, temperaturat mbi 40 gradë dhe indeksi UV 10

Faza portokalli, temperaturat mbi 40 gradë dhe indeksi UV 10

Shkup, 19 korrik 2023 (MIA) - Vendi edhe më tej është i përfshirë nga vala e të nxehtit dhe temperaturat e larta. Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informojnë se edhe në ditët në vijim do të jetë shumë nxehtë. Temperaturat e mëngjesit do të jenë mbi 20, kurse ato të ditës do të arrijnë mbi 40 gradë, prandaj do të jetë aktiv niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta. Indeksi UV do të ketë një vlerë shumë të lartë prej 10.

 Qeveria dhe Ministria e Punës dhe Punës Sociale në këtë periudhë të fazës portokalli rekomandojnë lirim nga prania fizike në vendet e punës të grupeve më të rrezikuara të popullsisë, si: gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç, me organizimin e punës onlajn, atje ku procesi teknik-teknologjik e mundëson atë.

Në kopshte të mos praktikohet aktivitet fizik dhe fëmijët nuk duhet të nxirren jashtë në mes të orës 11:00 dhe 17:00. 

Njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Çështje Sociale, në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit, të ofrojnë ndihmë për personat e vetëm, të moshuar, të dobët dhe të pastrehët. 

 

Времето ќе биде сончево и топло со мала до умерена локална облачност. Ќе дува слаб до умерен ветер од северозападен правец. Минималните температури ќе бидат во интервал од 7 до 16, а максимал

"Duke e marrë parasysh se disa procese të rrezikshme të prodhimit dhe teknologjisë mund të paraqesin rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, punëdhënësve u kujtohet detyrimi për respektimin e rregullave ligjore në këtë fushë", thuhet në kumtesën e pres shërbimit qeveritar.

Qeveria i rekomandon sektorit privat që të organizojë orarin e punës në mënyrë që punëtorët të mbrohen nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, mbi të gjitha duke shmangur qëndrimin jashtë në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

 "Të gjitha subjektet juridike që kryejnë veprimtari në natyrë, të ndërpresin veprimtarinë në periudhën nga ora 11:00 deri në ora 17:00, e kjo veçanërisht vlen për punën e punëtorëve të ndërtimit", qëndron në kumtesë.

Kopshtet, siç theksohet,  duhet të organizojnë orarin e tyre të punës nga ora 07:00 deri në 17:00, në mënyrë që të mos ushtrojnë aktivitet fizik dhe fëmijët të mos dalin jashtë pas orës 11:00.

 Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, faza portokalli pritet të zgjasë deri të enjten pasdite, ku do të ketë kushte për shfaqje të izoluar të jostabilitetit afatshkurtër, ndërsa të hënën pritet një ulje e lehtë e përkohshme e temperaturës. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR