• e diel, 24 nëntor 2024

Fauçi do të largohet nga posti i këshilltarit mjekësor të Bajdenit

Fauçi do të largohet nga posti i këshilltarit mjekësor të Bajdenit
Uashington, 22 gusht 2022 (MIA) - Mjeku Entoni  Fauçi njoftoi sot se do të largohet nga posti i drejtorit të Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në dhjetor dhe nuk do të kryejë më funksionin  si këshilltar kryesor mjekësor i presidentit amerikan Xho Bajden. Ai po largohet gjithashtu nga posti i kreut të Laboratorit të Imunorregullimit në Institutin Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive. "Edhe pse po largohem nga pozitat e mia aktuale, nuk po shkoj në pension. Pas më shumë se 50 vitesh në shërbimin publik, kam në plan të kaloj në fazën tjetër të karrierës sime duke pasur ende sa më shumë energji dhe pasion për fushën time profesionale", shpjegoi Fauçi. Eksperti i sëmundjeve infektive dhe epidemiologu kryesor amerikan ka qenë drejtor i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive që nga viti 1984. Në vitin 2020, ai u bë "korona-mjeku" kryesor amerikan, i cili transmetoi pikëpamjet e Qeverisë Amerikane për çrrënjosjen e pandemisë Kovid-19. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR