• e premte, 27 dhjetor 2024

Fatmir Musa: Do të japim një kontribut pozitiv në përmirësimin e gjithçkaje që ka të bëjë me punën e Prokurorisë Publike

Fatmir Musa: Do të japim një kontribut pozitiv në përmirësimin e gjithçkaje që ka të bëjë me punën e Prokurorisë Publike

Shkup, 14 korrik 2023 (MIA) - Besoj se të gjithë kolegët e mi që dhanë betimin sot do të japin një kontribut pozitiv në përmirësimin e gjithçkaje që ka të bëjë me punën e Prokurorisë Publike, deklaroi prokurori i sapozgjedhur publik nga Prokuroria Themelore Publikle Shkup, Fatmir Musa.

Në nënshkrimin e sotëm të deklaratave solemne në Këshillin e Prokurorëve Publikë, Musa deklaroi se detyra e tyre si prokurorë publikë është të zbatojnë Kushtetutën, ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare që janë ratifikuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të punohet sipas të gjitha procedurave që janë të shkruara në Ligjin për Procedurën Penale dhe Kodin Penal.

“Për të tjerat, të tjerët duhet të vlerësojnë se si do të kontribuonim në të gjitha këto”, tha ai.

I pyetur se çfarë përfaqësonte sfidë për të për të vendosur për shërbimin e prokurorisë, ai u përgjigj se me dispozitat e reja të LPP, mendon se puna është më dinamike.

"Unë personalisht mund të flas për veten time. Mendova se me dispozitat e reja të Ligjit të Procedurës Penale është punë pak më dinamike dhe kërkon pak më shumë përpjekje në aspektin e aktiviteteve, veprimeve të ndërmarra etj., dhe mendova se në këtë mënyrë mund të jap kontributin tim për përmirësimin dhe zbatimin e dispozitave ligjore që na obligojnë në kuadër të kornizës që duhet të zbatojmë", tha Musa.

Përveç tij, sot në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup deklaratë solemne nënshkruan edhe kandidatët Zoran Zdravev, Irina Spasovska, Emilia Mizo Dimkov dhe Ajbejan Ajdini. Ndërsa në Prokurorinë Themelore Publike Gostivar për prokurore është zgjedhur kandidatja Elizabeta Josifovska, ndërsa në Prokurorinë Publike Kavadar Elena Mançeva Kostova kandidate e vetme e regjistruar për shpalljet përkatëse për të dyja prokuroritë.

Deklaratë solemne nënshkruan edhe kandidatët për Prokurorinë publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Prokurorinë themelore publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe Prokurorinë e lartë publike Shkup. ls/ 

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR