• e enjte, 26 dhjetor 2024

Fatih Turkmenogllu përfaqësues i ri i BERZH-it në Maqedoninë e Veriut

Fatih Turkmenogllu përfaqësues i ri i BERZH-it në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 31 tetor 2023 (MIA) - Banka evropiane për rindërtim dhe zhvillim (BERZH) e ka emëruar Fatih Turkmenogllu për përfaqësues të ri në Maqedoninë e Veriut. Ai do ta ndëmerr detyrën nesër më 1 nëntor.

Siç informoi BERZH-i, Turkmenogllu është me kombësi turke dhe i është bashkuar Bankës në vitin 2012 si bankari kryesor në ekipin për infrastrukturë, në Stamboll, Turqi. Në vitin 2018 është avancuar në ndihmës-drejtor, bankar më i vjetër. Vitin e ardhshëm është emëruar Përfaqësues i zyrës rezidente në Turkmenistan, ku kryesisht ka punuar në projekte në sektorin privat.

Ai është një profesionist bankar ndërkombëtar me përvojë, me përvojë të gjerë në infrastrukturë dhe banka tregtare. Në karrierën e tij, ai është specializuar në zbatimin e projekteve, financimin ndërkufitar, kornizat ligjore dhe marrëdhëniet me donatorët. Para se t'i bashkohej BERZH-it në vitin 2012, ai ka përvojë pune në sektorin publik dhe bankar komercial.

Sipas BERZH-it., Turkmenogllu planifikon që BERZH-i në Maqedoninë e Veriut do të investojë 180 milionë euro në vitin 2023.  mb/

Foto: BERZH

QËNDRONI TË LIDHUR