• e diel, 24 nëntor 2024

Familja, farefisi dhe policia janë në kërkim pas tridhjetë e dy vjeçares së zhdukur dhe vajzës së saj të mitur

Familja, farefisi dhe policia janë në kërkim pas tridhjetë e dy vjeçares së zhdukur dhe vajzës së saj të mitur
Kumanovë, 28 shtator 2022 (MIA) - Familja, të afërmit dhe miqtë kanë gati një muaj në kërkim të nënës dhe vajzës së zhdukur nga vendbanimi i Kumanovës "Bavçi". Këshilltari Samet Salievski sot u drejtua para mediave dhe kërkoi informacion nga qytetarët për 32-vjeçaren Sabina Sabedinovska dhe vajzën e saj shtatëvjeçare, Elif. Ai u bëri thirrje qytetarëve që nëse kanë ndonjë informacion të lajmërohen në numrin 071/329-068 ose në stacionin më të afërt policor.
Sektori për Punë të Brendshme Kumanovë ka njoftuar se më 9 shtator të këtij viti në ora 14:30,  në SPB Kumanovë I.N. (59) nga Shkupi ka raportuar se mbesa e tij S.S.(32) është larguar nga shtëpia duke e marrë me vete vajzën e saj të mitur. Policia thotë se po merren masa për gjetjen e personit.
Prokurori kujdestar nga Kumanova  me gojë është informuar për ngjarjen,  njoftojnë nga Prokuroria Themelore Publike Kumanovë. am/sa/

QËNDRONI TË LIDHUR