• e enjte, 26 dhjetor 2024

Falimentim ose jo për “Euronikel”, nesër merret vendimi në gjykatën në Kavadar

Falimentim ose jo për “Euronikel”, nesër merret vendimi në gjykatën në Kavadar

Kavadar, 1 shkurt 2024 (MIA) - Falimentim ose jo për "Euronikel industri", nesër do të merret vendim në seancën e caktuar në Gjykatën Themelore në Kavadar.

"Në këtë fazë shqyrtohen kushtet nëse ekzistojnë kushte për hapjen e procedurës së falimentimit", konfirmoi për MIA-n Elizabeta Petkovska, u.d. kryetare e gjykatës, e cila do të udhëheqë seancën.

Të punësuarit në "Euronikel" ish "Feni", më 22 janar parashtruan kërkesë për falimentim të fabrikës, duke kërkuar dëmshpërblim,  t'u paguhen tre paga të papaguara.

"Një kompani kreditore nga Prilepi paraprakisht ka paraqitur një kërkesë të tillë dhe ne tani sapo i bashkohemi kësaj kërkese, e cila do të vendoset më dy shkurt. Pagat tona janë prioritet, ne si punëtorë jemi kreditorë të rendit të parë", tha atëherë për MIA-n Mile Gjorgjiev, kryetarë i organizatës sindikale në fabrikë.

Të punësuarit aktualë të fabrikës presin që pas falimentimit të gjendet një blerës i pronës nga banka kreditore që tani zotëron pronën për të rifilluar fabrikën.

"Investitori nuk ka asnjë lidhje me falimentimin. Investitori po punon për të blerë pjesën nga banka e cila është vendosur në hipotekë, pronën, ndërsa kompania "Euronikel po falimenton. Një kompani e re do të hapet dhe do të vazhdojë të menaxhojë kombinatin. Sipas informacioneve që i kemi marrë, u zhvilluan bisedimet përfundimtare me një investitor turk dhe shpresojmë se do të arrihet një marrëveshje", theksoi atëherë për MIA-në kryetari i Sindikatës së industrisë, energjisë dhe minierave Igor Gerasov.

- Инвеститорот нема врска со стечајот. Инвеститорот работи на купување на делот од банката што е ставен под хипотека, имотот, а компанијата „Еуроникел“ оди под стечај. Ќе се отвори нова компанија и ќе продолжи да стопанисува со комбинатот. Според информациите што ги добивме,  финални разговори имало со турски инвеститор и се надеваме дека ќе се постигне договор, нагласи тогаш за МИА претседателот на Синдикатот на индустрија, енергетика и рударство Игор Герасов

Në periudhën e kaluar, të punësuarit disa herë kanë protestuar, të pakënaqur me situatën në të cilën ndodhet fabrika e ferronikelit, e cila punon prej dekadash. Ata theksuan se nga gjiganti jetojnë rreth 800 familje, dhe në mënyrë indirekte shumë të tjera, dhe se vite më parë përbënte një faktor të rëndësishëm në ekonominë e Kavadarit dhe atë të Maqedonisë së Veriut.

Aktualisht rreth njëqind njerëz shkojnë të punojnë në fabrikë për të mbajtur furrën në gjendje të ngrohtë. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR