• e enjte, 09 prill 2026

"Fajnenshëll Tajms": Sulmet ukrainase ndaj dy terminaleve të naftës e kushtojnë Rusinë rreth 970 milionë dollarë

Londër, 6 prill 2026 (MIA) - Eksportuesit rusë të energjensave prej 23 deri 29 mars kanë humbur rreth 970 milionë dollarë për shkak të sulmeve të paradokohshme me dronë ndaj terminaleve kryesore ruse të naftës, Ust-Luga dhe Primorsk në Detin Baltik, njoftoi gazeta britanike "Fajnenshëll Tajms".

Primorsk dhe Ust-Luga përbëjnë më shumë se 40 për qind nga kapaciteti eksportues rus për derivate të naftës përmes rrugës detare.

"Vetëm në Primorsk, gjatë sulmeve është shkatërruar naftë me vlerë prej 200 milionë dollarë", njoftoi "Fajnenshëll tajms", duke iu referuar një burimi anonim perëndimor.

Sipas gazetës britanike, sulmet ukrainase e "kanë shkelur aftësinë e Rusisë për ta shfrytëzuar rritjen e çmimit të naftës, të nxitur nga lufta në Lindjen e Mesme dhe e kanë theksuar dobësinë e mbrojtjes ruse nga dronë. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR