• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Fërçkoski jep dorëheqje nga posti i ambasadorit në KB

Fërçkoski jep dorëheqje nga posti i ambasadorit në KB

Shkup, 22 gusht 2024 (MIA) - Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm në KB në Nju Јork, profesor dr. Lubomir Fërçkoski ka dhënë dorëheqje nga posti. Fërçkoski ka dorëzuar dorëheqjen deri te presidentja Gordana Siljanovska-Davkova dhe për këtë e ka informuar MPJ-në.

Në deklaratën për "Libertas" Fërçkoski ka thënë se dorëheqja në asnjë mënyrë nuk duhet të ndikojë në funksionimin e misionit në kuptimin teknik, por se mund të ndikojë në realizimin e projektit "Promovimi i dialogut dhe ndërmjetësimit me qëllim të parandalimit të gjenocidit dhe krimeve të ngjashme (krime lufte dhe krime kundër njerëzimit)".

Ish ministri i Punëve të Brendshme dhe të Jashtme, në pozitën e ambasadorit në Nju Jork është emëruar në vitin 2022. Dekretin për emërimin e tij e nënshkroi shefi i atëhershëm i shtetit, Stevo Pendarovski.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në një prononcim për një televizion, ka thënë se Fërçkoski është thirrur në bisedë në MPJ për gjoja parregullsi financiare në punën e përfaqësisë, por se deri te biseda ende nuk është arritur për shkaqe shëndetësore të ambasadorit. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR