• e enjte, 26 dhjetor 2024

Fëmija me autizëm është trajtuar sipas protokolleve në Spitalin psikiatrik në Demir Hisar, tha ministri Mexhiti

Fëmija me autizëm është trajtuar sipas protokolleve në Spitalin psikiatrik në Demir Hisar, tha ministri Mexhiti

Shkup, 2 tetor 2023 (MIA) - Fëmija me autizëm është trajtuar sipas të gjitha protokolleve që i japin ekspertët e psikiatrisë, u përgjigj sot ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, i pyetur për reagimin e prindërve të fëmijës me autizëm rreth mënyrës së trajtimit të fëmijës së tyre me autizëm në spitalin psikiatrik në Demir Hisar, ku sipas prindërve ka pasur plagë.

Në pyetjen e gazetarëve rreth trajtimit të pacientit në Manastir, ai u përgjigj se kontrolli i jashtëzakonshëm tashmë ka përfunduar dhe tashmë ka raport dhe ka lëshime si në diagnostifikimin ashtu edhe në trajtimin e djaloshit.

"Menjëherë kam dhënë urdhër, është formuar një komision ekspertësh dhe do të jetë sa më shpesh në terren, në vend dhe ekspertë nga të gjitha fushat do të vendosin ku saktë janë lëshimet. Pas raportit të tyre, do të ndërmarrim masa tjera", theksoi ministri.

Ministria e Shëndetësisë më vonë doli me kumtesë, në të cilën është sqaruar  se nga ana e ISHSSH për shkak të përkeqësimit të menjëhershëm të gjendjes së pacientit në Manastir besojnë se nevojitet formim i komisionit të ekspertëve.

"Është formuar një komision profesional i cili do të shkojë në terren dhe do të shqyrtojë trajtimin e pacientit 24 vjeçar. Ministri Mexhiti sot tha se komisioni në kohën më të shkurtër do të formohet dhe do ta hetojë rastin dhe do të duhet të konstatojë nëse ka pasur mangësi në trajtimin e pacientit", shkruan në kumtesë. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR