• e diel, 05 janar 2025

Fëmija i lënduar në Rashçe është në gjendje stabile, së shpejti do të lirohet për mjekim shtëpiak

Fëmija i lënduar në Rashçe është në gjendje stabile, së shpejti do të lirohet për mjekim shtëpiak

Shkup, 3 janar 2025 (MIA) - Fëmija i cili u lëndua në aksidentin e trafikut mbrëmë në Rashçe, pres që së shpejti të lirohet për mjekim shtëpiak, deklaroi sot pasdite për MIA-n, drejtori i Kirurgjisë së Fëmijëve në Shkup, Lazo Jovçeski.

"Fëmija është në gjendje të përgjithshme stabile, nuk është në rrezik jetik. Prej sot ndodhet në repart, do të thotë nuk është më në terapi intensive. Pres që së shpejti të lirohet për mjekim në shtëpi. Dje ka pasur monitorim intensiv, sot kontroll sipas protokollit, parametrat biokimikë për krahasim, është stabile, mendoj se gjithçka do të zgjidhet në favor të fëmijës që është pesë vjeç, theksoi për MIA-n, drejtori i Kirurgjisë së Fëmijëve.

Prokuroria Publike kumtoi sot në mëngjes se së bashku me automjetin mbrëmë nga ujërat e Vardarit janë nxjerrë edhe tri persona të vdekur femra, për të cilat është lëshuar urdhër për obduksion. Një person tjetër është në kërkim, ndërsa në automjet udhëtonte edhe një fëmijë, i cili është gjetur i lënduar jashtë automjetit dhe është dërguar në Qendrën Klinike. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR