• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Fëmija i keqtrajtuar nga Tetova ka qenë viktimë e trafikimit me njerëz, konfirmoi Spasovski

Fëmija i keqtrajtuar nga Tetova ka qenë viktimë e trafikimit me njerëz, konfirmoi Spasovski

Shkup, 13 maj 2023 (MIA) - Bëhet fjalë për trafikim me njerëz, praktikisht trafikim me një fëmijë i cili shpeshherë ka qenë i keqtrajtuar, rasti është zbuluar përmes hetimeve penale dhe informacioneve të cilat i ndajnë kolegët në MPB, informoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me rastin e fundit të tutorëve që ka të bëjë me një vajzë 14-vjeçare nga 11 persona, ministri ka thënë se 10 persona që ishin pjesë e rrjetit të trafikimit me njerëz, tashmë janë nxjerrë para gjykatës dhe ka paralajmëruar më shumë informacione në periudhën e ardhshme.

Në periudhën nga viti 2020 deri në shtator 2021, G.Sh., duke shfrytëzuar gjendjen e pafuqisë së fëmijës, në një marrëveshje paraprake me S.S., A.P. dhe K.H., kanë kryer veprën duke joshur fëmijën për të kryer akte seksuale nëpërmjet shfrytëzimit seksual dhe duke e përdorur në aktivitete seksuale ose forma të tjera të shfrytëzimit seksual me personat e dyshuar R.A, I.Z., I. E., A.M., K.K., F.A. dhe A. Sh., për dëmshpërblim në para nga 50 deri në 200 euro me qëllim të përfitimit të pronës së kundërligjshme.

"Në bazë të urdhrave të lëshuar nga gjykatësi në procedurë paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup, në territorin e Tetovës në dy lokacione janë kontrolluar shtëpitë dhe hapësira tjera dhe janë privuar nga liria tetë persona, ndërsa në zonën e Gostivarit nga liria janë privuar dy persona, kurse një person ndodhet jashtë vendit", thuhet në kumtesën fillestare të MPB-së.

QËNDRONI TË LIDHUR