• e enjte, 26 dhjetor 2024

EVN: Temperaturat e ulëta nuk shkaktojnë më shumë ndërprerje se zakonisht në sistemin elektrodistributiv

EVN: Temperaturat e ulëta nuk shkaktojnë më shumë ndërprerje se zakonisht në sistemin elektrodistributiv

Shkup, 10 janar 2024 (MIA) - Nuk ka më ndërprerje në sistemin elektrodistributiv se zakonisht për shkak të temperaturave të jashtme të ulëta, informojnë nga EVN Maqedoni për MIA-n.

"EVN Maqedoni i planifikon kapacitetet e furnizimit në pajtim me nevojat e konsumit të shfytëzuesve. Përveç përshtatjeve sezonale të rrjetit, Elektrodistribuimi gjithashtu kryen edhe intervenime investuese për modernizimin dhe rikonstruimin e rrjetit, respektivisht mirëmbajtjen dhe rindërtimin e të njëjtit, në mënyrë që t'u sigurojë shfrytëzuesve furnizim të pandërprerë dhe të qëndrueshëm të energjisë elektrike në çdo kohë të vitit", thonë nga EVN.

Në rast të dëmtimit të jashtëm të rrjetit, që do të shkaktonte ndërprerjen e furnizimit, shtojnë, ekipet e Elektrodistribuimit menjëherë dalin në terren dhe e riparojnë. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR