• e enjte, 26 dhjetor 2024

EVN: Sllupçani dhe Orizarja pa furinizim me energji elektrike, janë zgjidhur defektet e tjera

EVN: Sllupçani dhe Orizarja pa furinizim me energji elektrike, janë zgjidhur defektet e tjera

Kumanovë, 27 korrik 2023 (MIA) - Fshatrat Sllupçan dhe Orizare në komunën e Likovës ende janë pa furnizim me energji elektrike, njoftuan sot nga EVN-ja. Nga kompania thonë se derisa nuk krijohen kushte normale për punë dhe garantohet siguria e të punësuarve në Elektrodistribucion, nuk do të punojnë në sanimin e defekteve ose që të kryejnë aktivitete të rregullta të punës në këta fshatra. 

Siç thonë, ekipet e Elektrodistribucionit punuan gjatë gjithë natës në defektet me çka është normalizuar furnizimi me energji elektrike i fshatrave Vaksincë, Aleshevc, Runicë, Izvor dhe Bellanoc.

"Gjatë natës ishte shkaktuar defekt i ri, gjithashtu nga banorët e Sllupçanit, i cili i la pa rrymë fshatrat Mateç, Vishticë dhe Nikushtak. Ky defekt është sanuar dhe furnizimi është normalizuar edhe në këto fshatra. Defekti në vendkalimin kufitar Tabanoc ishta sanuar dje për një kohë të shkurtë", thonë nga kompania. 

Mbrëmë banorët e Sllupçanit e bllokuan rrugën në fshat dhe nuk u lejuan ekipeve të EVN-së që të punojnë në rrjet. 

EVN mediave u dërgoi edhe kërkesat e banorëve të këtij fshati në të cilën ata kërkojnë tu falen borxhet e deritanishme të cilat, siç bëjnë të ditur nga kompania, janë nga disa mijëra euro, të marrin orëmatës të rinj falas, pa marrë parasysh sa do të shpenzojnë në të ardhmen dhe të mos u faturohet më shumë se 3.000 denarë, objektet fetare të lirohen nga pagesa dhe kërkesat e tjera të ngjashme, të cilat shtojnë nga EVN-ja, janë në kundërshtim me rregullativat ligjore. Sipas të dhënave të kompanisë humbjet në Sllupçan janë 80 për qind ndërsa pagesa është 20 për qind. fc/

Fotografia: Fejsbuki i komunës së Likovës dhe MIA

QËNDRONI TË LIDHUR