EVN Maqedoni dhe SOS Fshati i fëmijëve zgjerojnë bashkëpunimin për të mbështetur të rinjtë
- EVN Maqedoni dhe SOS Fshati i fëmijëve kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për të mbështetur fëmijët dhe të rinjtë në rrezik social. EVN do të ofrojë bursa për këta të rinj për të vazhduar arsimin e mesëm ose të lartë, si dhe mbështetje financiare për programet SOS Fshati i fëmijëve për të forcuar kapacitetet dhe qëndrueshmërinë e tyre. Përveç kësaj, bursistët do të kenë mundësinë të realizojnë punë praktike dhe program mentorimi në EVN, gjë që do t'i ndihmojë ata të ndërtojnë të ardhmen e tyre profesionale.
- Post By Fami Bajrami
- 14:24, 13 gusht, 2025
Shkup, 13 gusht 2025 (MIA)- EVN Maqedoni dhe SOS Fshati i fëmijëve kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për të mbështetur fëmijët dhe të rinjtë në rrezik social. EVN do të ofrojë bursa për këta të rinj për të vazhduar arsimin e mesëm ose të lartë, si dhe mbështetje financiare për programet SOS Fshati i fëmijëve për të forcuar kapacitetet dhe qëndrueshmërinë e tyre. Përveç kësaj, bursistët do të kenë mundësinë të realizojnë punë praktike dhe program mentorimi në EVN, gjë që do t'i ndihmojë ata të ndërtojnë të ardhmen e tyre profesionale.
"Ky partneritet është pasqyrim i përkushtimit tonë ndaj shoqërisë. Investimi në arsimin dhe zhvillimin e të rinjve është investimi më i mirë për të ardhmen", theksoi kryetari i Bordit drejtues të EVN Maqedoni, Vollfgang Maier.
"Partneriteti me EVN Maqedoni përkon me strategjinë tonë për futjen e një programi kombëtar për të rinjtë nga kategoritë e cenueshme. Ky është vetëm fillimi i një bashkëpunimi të suksesshëm që do të kontribuojë për një të ardhme më të sigurt për të rinjtë e mbështetur nga SOS Fshati i fëmijëve", tha drejtoresha e SOS Fshati i fëmijëve, Julijana Nakova Gapo.
"Shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë ndaj EVN-së që mundësoi këtë bashkëpunim dhe shpresojmë që shumë kompani të tjera austriake do të ndjekin shembullin e mbështetjes së SOS Fshati i fëmijëve dhe misionit të tyre në Maqedoninë e Veriut në të ardhmen.", tha zëvendësambasadori i Austrisë, Matias Humenberger.
Memorandumi formalizon mbështetjen për programet e SOS Fshati i fëmijëve, të cilat mbulojnë interesa edukative, si dhe përvetësimin e përvojave dhe aftësive të nevojshme që synojnë zhvillimin profesional dhe personal të të rinjve.