• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

EVN Maqedoni dhe Elektrodistribuimi iu bashkuan aksionit për një të ardhme të gjelbër

EVN Maqedoni dhe Elektrodistribuimi iu bashkuan aksionit për një të ardhme të gjelbër

Shkup, 9 dhjetor 2024 (MIA)- Ekipe të EVN Maqedoni dhe Elektrodistribuimi së bashku me një numër të madh të vullnetarëve nga kompanitë, shoqatat dhe institucionet tjera dhanë kontributin e tyre për një të ardhme më të gjelbër në kuadër të projektit "Sonçeva Gora" të organizuar nga Man and Mountain LLC.

Me përpjekjet e përbashkëta të më shumë se 150 vullnetarëve u mbollën 3500 pishat e fundit dhe selvi të Arizonës nga gjithsej 125,000 pemë të mbjella në zonat e djegura.

Aksioni u zhvillua pranë observatorit Kokino, komuna Nagoriçan i Vjetër.

Kontributin e tyre personal e dhanë edhe i pari i EVN Maqedoni, Volfgang Maier dhe ambasadori i Republikës së Austrisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Martin Pamer.

"Kjo nismë përputhet në mënyrë të përkryer me qëllimin tonë për të mundësuar një botë më të mirë dhe më të qëndrueshme. Dua të shpreh mirënjohjen time për punonjësit e EVN-së, entuziazmi dhe përkushtimi i të cilëve për këtë kauzë është vërtet frymëzues”, tha Maier.

 

QËNDRONI TË LIDHUR