• e premte, 05 korrik 2024

EVN: Edhe fshati Studeniçan pa rrymë për shkak të vjedhjeve

EVN: Edhe fshati Studeniçan pa rrymë për shkak të vjedhjeve

Kumanovë, 6 korrik 2023 (MIA) - Dy pika të tensionit të ulët në fshatin e Shkupit Studeniçan për momentin janë pa furnizim si rezultat i ngarkesës për shkak të vjedhjeve dhe shfrytëzimit të pakontrolluar të energjisë elektrike në atë pjesë të fshatit, kumtoi EVN.

Defekti, siç theksojnë, nuk mund të mënjanohet për shkak të një familjeje të caktuar, e cila, siç thonë, praktikisht i mban 100 amvisëritë e tjera peng, pa furnizim me rrymë.

"Sipas informatave në terren, familja Idrizi tashmë një kohë të gjatë ka përvetësuar dhe rrethuar rrugë në rajon prej rreth 30 shtëpive dhe i pengojnë ekipet e EVN-së ta sanojnë defektin. Është e domosdoshme të sanohet defekti dhe rikonstruohet rrjeti në mënyrë që të mundësohet kyçja legale dhe matja e energjisë elektrike. Obligim i yni ligjor është t'u sigurojmë të gjithë qytetarëve furnizim stabil dhe të sigurt me energji elektrike", thonë nga Eleketrodistribuimi dhe shtojnë se bëjnë përpjekje për tejkalim të situatës. 

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR