• e enjte, 26 dhjetor 2024

EVN: Disa banorë të Orizares hynë në QEK Kumanovë, të punësuarit dolën nga vendet e tyre të punës

EVN: Disa banorë të Orizares hynë në QEK Kumanovë, të punësuarit dolën nga vendet e tyre të punës

Kumanovë, 27 korrik 2023 (MIA) - Pasi një grup i banorëve të fshatit Orizare të komunës Likovë, hynë në objektin e QEK Kumanovë, të punësuarit u larguan nga vendet e tyre të punës për shkaqe sigurie dhe mungesës së kushteve të punës, informuan sot nga EVN-ja. Nga kompania thonë se qendra energjetike konsumatore e EVN Kumanovë nuk do të punojë derisa të krijohen kushtet për zhvillim normal të punës. 

Përndryshe, siç informuan nga EVN, banorët e Orizares nuk kanë rrymë, pasi banorët e fshatit të tyre fqinj Sllupçan manipuluan me trafostacionet, duke e lënë fshatin e tyre dhe fshatrat përreth pa rrymë. 

Sot në mëngjes, EVN informoi se fshati Sllupçan dhe Orizarë (komuna Likovë) janë ende pa furnizim me energji elektrike. Defektet  e tjera ishin tejkaluar. Nga kompania thonë se derisa nuk krijohen kushte normale për punë dhe garantohet siguria e të punësuarve në elektrodistribucion, nuk do të punojnë në sanimin e defekteve ose të realizojnë aktivitete të rregullta të punës në këta fshatra. 

Nga Ministria e Ekonomisë ju bënë thirrje qytetarëve në shtet që rregullisht t'i shlyejnë detyrimet të cilat i kanë ndaj kompanive energjetike. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR