• e enjte, 26 dhjetor 2024

Evakuohet qendra tregtare në Moskë për shkak të paralajmërimit për mjet të vendosur shpërthyes

Evakuohet qendra tregtare në Moskë për shkak të paralajmërimit për mjet të vendosur shpërthyes

Moskë, 25 mars 2024 (MIA) - Vizitorët dhe personeli i qendrës tregtare-zbavitëse "Mozaik", në pjesën juglindore të Moskës, janë evakuuar për shkak të kërcënimit anonim për mjet të vendosur shpërthyes, deklaroi për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve, një përfaqësues i Shërbimit emergjent të kryeqytetit rus.

"Thirrje anonime me kërcënim për bombë ka pasur në qendrën tregtare 'Mozaik' në rrugën 'Kozhuhobskaja' nr. 7 ndërtesa 9", tha burimi për agjencinë ruse.

Sipas tij, gjatë kontrollit të sigurisë, të gjithë vizitorët dhe personeli janë evakuuar nga ndërtesa.

Paraprakisht, siç njoftoi portali rus Mash, për shkak të kërcënimit për bomba sot në Moskë jnë evakuuar 700 persona nga spitali "Pirogov", ku janë vendosur të pësuarit nga sulmi terrorist në sallën e koncerteve "Krokus".

Portali publikon se deri te Qendra mjekësore-kirurgjike kombëtare "Pirogov" u dërgua letër për shpërthim të mundshëm. Në njoftimin thuhet se bëhet fjalë për mjete të improvizuara shpërthyese nga fosfori me tajmer 40-minutësh, të cilat eventualisht janë të vendosur në katër çanta në disa kate të institucionit mjekësor. Pacientët dhe personeli janë evekuuar nga ndërtesa, ndërsa në vendin e ngjarjes ka arritur edhe ndihma emergjente.

Në sulmin terrorist më 22 mars në sallën e koncerteve "Krokus Siti Holl" në Podmoskovlje jetën e kanë humbur 137 persona. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR