• e hënë, 30 dhjetor 2024

Evakuohen katër lagje dhe shkaktohet dëm material në shtëpitë në zjarrin e madh në afërsi të Athinës

Evakuohen katër lagje dhe shkaktohet dëm material në shtëpitë në zjarrin e madh në afërsi të Athinës
Athinë, 19 korrik 2022 (MIA) -Përmes mesazhit nga numri për raste emergjente 112 nga banorët e katër lagjeve është kërkuar që të evakuohen për shkak të zjarrit të madh pyjor që  pak pas orës 17 shpërtheu në pjesën verilindore të rajonit Atika, rajoni më i gjerë i Athinës, ndërsa flakët e zjarrit tani më shkaktuan dëme materiale në shtëpi, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Zjarri pyjor filloi nga mali i Pendelit dhe për shkak të erës së fortë me shpejtësi është lëshuar dhe është përhapur në drejtim të vendeve të banuara, ndërsa situata është më e rëndë se paraprakisht dhe prandaj është rritur numri i zjarrfikësve të cilët marrin pjesë në përballjen me stihinë e zjarrtë. Sipas zëdhënësit të Shërbimit grek të zjarrfikësve, Janis Artopios, në shuarjen e zjarrit nga toka dhe ajri, po intervenojnë 350 zjarrfikës (28 janë zjarrfikës nga Rumania që ndodhen në Greqi), 13 ekipe këmbësorie, 60 zjarrfikëse, zjarrfikës vullnetarë dhe cisterna nga komunat. 15 avionë dhe nëntë helikopterë ndërhyjnë periodikisht, pavarësisht erës së fortë. Nga numri i rasteve urgjente 112 fillimisht është dërguar mesazh deri tek banorët e gjashtë lagjeve në afërsi të zjarrit që të përgatiten për evakuim eventual, ndërsa më pak se gjysmë ore më vonë banorët e njërës prej lagjeve morën një mesazh të ri për evakuim, pasuar nga dy më shumë mesazhe për evakuimin e tre vendbanimeve të tjera. Si duket para zjarrfikësve është një natë e vështirë, duke e pasur parasysh atë që shuarja e zjarrit nga ajri ndalon kur do të errësohet, ndërsa mjetet ajrore intervenojnë vetëm derisa është ditë. Tymi nga zjarri është i dukshëm në shumë pjesë të Athinës. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR