Eurothink me një prezantim të Strategjisë lokale rinore të komunës Butel 2023-2028
- - Qendra për Strategji Evropiane Eurothink – Shkup sonte me fillim në orën 18, në hapësirat e Komunës Butel do të mbajë prezantimin e Strategjisë lokala rinore të Komunës së Butelit 2023-2028. Kjo është edhe ngjarja finale në kuadër të projektit “Komuna Butel e hapur për të rinjtë”.
Shkup, 24 korrik 2023 (MIA) - Qendra për Strategji Evropiane Eurothink – Shkup sonte me fillim në orën 18, në hapësirat e Komunës Butel do të mbajë prezantimin e Strategjisë lokala rinore të Komunës së Butelit 2023-2028. Kjo është edhe ngjarja finale në kuadër të projektit “Komuna Butel e hapur për të rinjtë”.
"Ngjarja do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët e interesuar dhe do të jenë të pranishëm të gjithë palët e interesuara që direkt ose indirekt kanë marrë pjesë në realizimin e Strategjisë, si dhe në aktivitetet dhe qëllimet e projektit “Komuna Butel, e hapur për të rinjtë”, thonë nga Eurothink.
Projekti filloi të zbatohet më 1 shtator 2022, ndërsa financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të projektit “Pjesëmarrja e të rinjve për zhvillim të fortë dhe të qëndrueshëm të komunitetit” të zbatuar nga Koalicioni i organizatave rinore SEGA. ls/
Foto: Eurothink