• e enjte, 18 korrik 2024

EUROSUPER BS-98 lirohet për dy denarë, çmimet e EUROSUPER BS-95, mazutit dhe dizelit nuk ndryshojnë

EUROSUPER BS-98 lirohet për dy denarë, çmimet e EUROSUPER BS-95, mazutit dhe dizelit nuk ndryshojnë

Shkup, 29 shtator 2023 (MIA) - Nga sonte në mesnatë çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 do të ulet për 2 denarë, ndërsa çmimet e benzinës EUROSUPER BS-95, EURODIZEL (D-E V), vajit ekstra të lehtë për mazut për amvisëri dhe M-1 NS nuk ndryshojnë, ka vendosur Komisioni Rregullator Energjetik (RKE).

Benzina motorike EUROSUPER BS do të jetë 95 87 denarë për litër, EUROSUPER BS 98 89 denarë, karburanti dizel do të kushtojë 85,50 denarë, vaji ekstra i lehtë 85 denarë, ndërsa mazuti 48,715 denarë për kilogram.

Me këtë vendim të KRRE-së, çmimet me pakicë të derivateve të naftës janë ulur mesatarisht për 0,44 për qind krahasuar me vendimin e datës 29.09.2023.

Sipas KRRE-së, çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me përllogaritjen e mëparshme tregojnë një rënie mesatare: te benzinat për 1,231 për qind, te dizeli rritje prej 0,083, për vajin ekstra të lehtë rënie prej 1,177 dhe te mazuti për 0.495 për qind.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar pas së cilës janë formuar çmimet me përllogaritjen e mëparshme është më i lartë për 0,308 për qind.

foto: arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR