• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Europarlmenti e ka miratuar Raportin me të cilin kërkohet heqje e vetos në votimin për zgjerimin e BE-së

Europarlmenti e ka miratuar Raportin me të cilin kërkohet heqje e vetos në votimin për zgjerimin e BE-së

Strasburg, 29 shkurt 2024 (MIA) - Parlamenti Evropian sot e ka miratuar Raportin, në të cilin angazhohet  për zbatimin më të gjërë të votimit me shumicë të kualifikuar në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Raporti për thellimin e integrimit në BE me synimin e zgjerimit të ardhshëm u miratua me 305 vota "pro", 157 "kundër" dhe 71 abstenime.

"Reformat institucionale evropiane duhet të rrisin aftësinë e BE-së për të vepruar dhe të përfshihen procedura më të thjeshta dhe më efikase në vendimmarrje, duke u larguar nga vendimmarrja unanime”, thuhet në Raport.

Eurodeputetët theksojnë në Raport se “votimi me shumicë të kualifikuar duhet të zbatohet në fusha të tilla si mbrojtja e demokracisë, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit, konriza financiare, sanksionet dhe vendimet e tjera të rëndësishme të politikës së jashtme, siç është fillimi i negociatave të Anëtarësimit në BE, hapja dhe mbyllja e grupeve individuale negociuese dhe sanksionimi i deshtimeve, me përjashtim të vendimeve që autorizojnë misione ushtarake ose operacione të mandatit ekzekutiv.

Gjithashtu, shtohet se është e rëndësishme që vendet kandidate të respektojnë politkën e jashtme të përbashkët të BE-së. rq/mb/

Foto: piksabej

 

QËNDRONI TË LIDHUR