Europarlamenti dhe anëtarët e BE-së do ta harmonizojnë Buxhetin e BE-së për vitin 2025
- Në Bruksel sot do të mbahet seanca e dytë e Komitetit për harmonizim të buxhetit, ku përfaqësues të Parlamentit Evropian dhe Këshillit për çështje ekonomike dhe financiare të BE-së duhet të tentojnë të arrijnë marrëveshje për Buxhetin e BE-së për vitin 2025.
- Post By Besnik Shuki
- 08:05, 15 nëntor, 2024
Bruksel, 15 nëntor 2024 (MIA) - Në Bruksel sot do të mbahet seanca e dytë e Komitetit për harmonizim të buxhetit, ku përfaqësues të Parlamentit Evropian dhe Këshillit për çështje ekonomike dhe financiare të BE-së duhet të tentojnë të arrijnë marrëveshje për Buxhetin e BE-së për vitin 2025.
Para takimit të Komitetit për harmonizim të buxhetit, do të fillojë mbledhja e Këshillit për çështje ekonomike dhe financiare, ku ministrat e Financave të vendeve anëtare të BE-së do të kenë debat përgatitës për harmonizimin e qëndrimeve rreth negociatave për buxhetin me eurodeputetët.
Mbledhja e Këshillit do të vazhdojë pas mbledhjes së Komitetit, ku ministrat e Financave do t'i shqyrtojnë rezultatet nga negociatat me Europarlamentin dhe varësisht nga epilogu i tyre, do të vendosin për hapat e ardhshëm.
Procedura për harmonizimin e Buxhetit të BE-së për vitin 2025 filloi më datë 29 të muajit të kaluar dhe duhet të përfundojë të hënën.
Nëse deri atëherë vendet-anëtare dhe Europarlamenti nuk arrijnë marrëveshje për buxhetin për vitin e ardhshëm, tërë procedura për miratimin e kornizës buxhetore për vitin 2025 do të fillojë nga fillimi. bsh/
Foto: KE