Eurokomisarja Marta Kos për vizitë në vend, sot dhe nesër takimi i liderëve BE - Ballkani Perëndimor
- Eurokomisarja për zgjerim, Marta Kos sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë në vend. Ajo do të takohet me kryeministrin Hristijan Mickoski, ndërsa do të marrë pjesë edhe në takimin e liderëve BE - Ballkani Perëndimor i cili në dy ditët e ardhshme do të mbahet në Shkup, dhe në të cilin do të bisedohet për Planin e rritjes.
Shkup, 30 qershor 2025 (MIA) - Eurokomisarja për zgjerim, Marta Kos sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë në vend. Ajo do të takohet me kryeministrin Hristijan Mickoski, ndërsa do të marrë pjesë edhe në takimin e liderëve BE - Ballkani Perëndimor i cili në dy ditët e ardhshme do të mbahet në Shkup, dhe në të cilin do të bisedohet për Planin e rritjes.
Për sot pasdite është paralajmëruar takimi tet-a-tet i eurokomisares Kos me kryeministrin Mickoski, pas çka do të mbahet edhe takimi dypalësh me delegacionet e tjera.
Në takimin e liderëve është paralajmëruar pjesëmarrja e liderëve nga Ballkani Perëndimor, si dhe të ministrave, përfaqësuesve të lartë nga Bashkimi Evropian, organizatat rajonale dhe institucionet ndërkombëtare.
Nesër në kuadër të takimit të liderëve do të mbahen dy panele prej të cilave njëri do t'i kushtohet Planit për rritjet të BallkaniT Perëndimor ku do të mbajnë fjalim kryeministri Mickoski dhe eurokomisarja për zgjerim, pas të cilit do të pasojë konferenca e përbashkët për media.
Paneli i dytë do t'i kushtohet mekanizmave konkret dhe mbështetjes për zbatimin e Planit për rritje.
Vizitën e eurokomisares për zgjerim në vend, javën e kaluar e paralajmëroi Komisioni evropian i cili njoftoi se Kos vjen në Shkup në takim me liderët e Ballkanit Perëndimor për Planin e rritjes dhe se përveç kryeministrit Mickoski, në takim do të marrin pjesë edhe liderët e Shipërisë, Bosnje e Hercegovinës, Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi.
Për shkak të mbajtjes së takimit të liderëve, këto dy ditë në Shkup do të vendoset regjim i posaçëm në zonën më të gjerë qendrore të qytetit. Nga Ministria e Punëve të Brendshme u bëjnë thirrje pjesëmarrësve në komunikacion t'i respektojnë urdhrat e nënpunësve policorë. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s