• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Euroambasadori Rokas për vizitë në Manastir

Euroambasadori Rokas për vizitë në Manastir

Shkup, 28 nëntor 2024 (MIA) - Euroambasadori Mihalis Rokas sot do ta vizitojë komunën e Manastirit. Vizita od të fillojë me takime individuale me kryetarin e Komunës së Manastirit, Toni Konjanovski dhe me Këshillin e Komunës, informojnë nga Delegacioni i BE-së.

Më vonë, ambasadori Rokas do të takohet me përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët janë aktivë në sferën e zhvillimit të qëndrueshëm, aktivizmi tek romët, të drejtat e grave dhe sipërmarrja sociale.

Vizita do të rrumbullaksohet në Jurop Haus Manastir, me diskutim me studentë nga universiteti "Shën Klimenti i Ohrit" për tregun e përbashkët rajonal, që del nga Plani i BE-së për rritje dhe përfitimet që të rinjtë nga Maqeodnia e Veriut mund t'i tërheqin nga ai.

"Kjo është e para nga seria e vizitave të ambasadorit Rokas nga fillimi i mandatit të tij në shtetor të vitit 2024. Qëllimi është të shkohet në nivel lokal, që të prezantohet Bashkimi Evropian dhe procesi i integrimit më afër qytetarëve, me këtë rast duke biseduar për përfitimet nga qasja në BE dhe ndikimi i ndihmës nga BE-ja në bazë ditore", thonë nga Delegacioni i BE-së. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR