• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Euroambasadori Gir ia pezantoi Rapotin e KE-së presidentit Pendarovski

Euroambasadori Gir ia pezantoi Rapotin e KE-së presidentit Pendarovski

Shkup, 8 nëntor 2023 (MIA) - Euroamabsadori Dejvid Gir sot ia prezantoi presidentit Stevo Pendarovski, Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2023.

"Raporti, i cili e regjistron punën e kryer nga faza e parë për fillimin e bisedimeve me skriningun, tregon edhe pamje të detajuar për gjendjet në shoqërinë e vendit, ndërsa jep udhërrëfim për punën  e mëtutjeshme të institucioneve, si dhe fushat në të cilat duhet t'i kushtojm vëmendje", publikoi Pendarovski në Fejsbuk.

Euroambasadori Gir paraprakisht ua dorëzoi Raportin e KE-së edhe kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.

Me nrastin e publikimit të Raportit të KE-së për progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023, Mariçiq dhe Gir nesër do të mbajnë konferencë për shtyp në Qendrën mediatike të Qeverisë. mb/

Foto. FB i Stevo Pendarovskit

QËNDRONI TË LIDHUR