• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

"Euroaktiv": KE-ka u bëri thirrje Shkupit dhe Athinës që t'i përmbahen Marrëveshjes së Prespës

 Shkup, 20 maj 2024 (MIA) - Zëdhënësi i Komisionit Evropian në një deklaratë për "Euraktiv" thotë se Marrëveshja e Prespës ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut nga viti 2018 duhet të zbatohet nga "të gjitha palët" dhe me "vullnet të mirë",  në kushte të retorikës së re të mprehtë midis Athinës dhe Shkupit që kërcënohet të ringjallë kontestin  25-vjeçar.

Portali i Brukselit,  kujton se kriza e re diplomatike mes dy vendeve shpërtheu pasi presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, e cila vjen nga partia nacionaliste VMRO-DPMNE, e quajti vendin "Maqedoni" në vend të Maqedonisë së Veriut, emrit kushtetues zyrtar pas marrëveshjes për ndryshimin e emrit me Greqinë në vitin 2018, ndryshe të njohur si Marrëveshja e Prespës.

Incidenti, siç vë në dukje "Euraktiv", shkaktoi reagime në mbarë Evropën dhe SHBA,  me ç'rast shumica druajnë nga ringjallja e kontestit, i cili konsiderohet si një plagë të hapur për rajonin ballkanik. 

 

Nga ana e tij, Komisioni Evropian thotë se "të gjitha palët" duhet t'i përmbahen marrëveshjes.

"Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal mbetsin thelbësore për procesin e zgjerimit. Marrëveshjet dypalëshe ekzistuese duhet të zbatohen me vullnet të mirë nga të gjitha palët, përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë", deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evropian për "Euroaktiv"-in. 

 Foto: Arkivi i MIA-s/Euroaktiv printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR