• e enjte, 26 dhjetor 2024

Eskobar: Bullgaria shfaq bindje se nuk do të shtojë më tepër kushte për Maqedoninë e Veriut

Eskobar: Bullgaria shfaq bindje se nuk do të shtojë më tepër kushte për Maqedoninë e Veriut

Shkup, 4 nëntor 2023 (MIA) - Bullgaria nuk do të shtojë kushte të rreja për integrimin e plotë të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, shfaqë bindje zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, i angazhuar për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar.

Ai në intervistën telefonike për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase, tha se kolegët bullgarë i kanë shfaqur bindje se nuk kanë ndër mend të shtojnë mët epër kushte për Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së dhe theksoi se nuk bëhet fjalë për garanca, por vetëm për bindje nga Bullgaria se dëshiron ta shohë rjaonin të lëvizë përpara në rrugën evropiane.

"Pata bisedime me kolegët e mir bullgarë dhe ata më shfaqën bindje se nuk kanë ndër mend të shtojnë më shumë kushte. Ata do të donin të shohin përparim në udhërrëfyesin që tashmë është atje. Edhe po të donim të jemi të sigurt se mund të punojmë me të gjitha palët që të sigurohemi se ato kushte janë përmbushur. Por, ajo duhet të jetë, të mbetet e bazuar në fakte dhe e rrënjosur në obligimet ekzistuese, në mënyrë që të sigurohemi se Maqedonia e Veriut do të mund të lëvizë përpara në procesin inkuadrues", tha Eskobar në intervistë.

Në  pyetjen e Zërit të Amerikës - Do të thotë nuk do të ketë veto të re nëse përmbushen kushtet e tjera? Eskobar tha: "Unë ashtu e in terpretova atë".

Në pyetjen nëse SHBA-ja është e shqetësuar nëse ndryshimet kushtetuese votohen në llogari të minimit të sundimit të së drejtës dhe drejtësisë, duke pasur parasysh atë se disa raportime mediatike sugjeruan se ulja e dënimeve me burg për funksionarët ishte bërë me qëllim që të sigurohen vota për ndryshimet kushtetuese, Eskobar tha se nuk do të spekulojë për atë se çka po ndodhë në plan të brendshëm.

Ai gjithashtu, tha se nuk ka informata për negociata të mundshme dhe tregtim për ndryshimet kushtetuese mes qeverisë dhe ish-kryeministrit në arrati, Nikolla Gruevski, siç deklaroi lideri i opozitës, Hristian Mickoski për gazetën gjermane FAC.

Sipas tij, sfidat me sundimin e së drejtës dhe korrupsionin me siguri janë problemi më i madh në Ballkanin Perëndimor.

Theksoi se sanksionet e SHBA-së kundër aktorëve të korruptuar janë shumë efektive dhe mund të priten më shumë.

Në pyetjen nëse SHBA-ja ka partnerë në vend për luftë të përbashkët kundër korrupsionit, duke pasur parasysh atë që persona që ndodhen në listën e zezë të SHBA-së në shtëpi morën dënime të ulura dhe afate për vjetërsim të veprave penale, tha se sanksionet janë jashtëzakonisht efikase.

Ai shtoi se Maqedonia e Veriut dhe pjesa tjetër e rajonit "e dinë se ajo luftë kundër korrupsionit, ai përforcim i sundimit të së drejtës duhet të vazhdojë".

SHBA-ja muajin e klauar deklaroi se korrupsioni ka ptoencial t'i minojë ambiciet strategjike të Maqedonisë së Veriut. ab/

Foto: Zëri i Amerikës në gjuhën maqedonase

 

QËNDRONI TË LIDHUR