• e hënë, 08 korrik 2024

ESHS: Energjia elektrike në gjysmën e dytë të vitit të kaluar është shtrenjtuar për 8,2 për qind

ESHS: Energjia elektrike në gjysmën e dytë të vitit të kaluar është shtrenjtuar për 8,2 për qind

Shkup, 29 mars 2024 (MIA) - Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, në gjysmën e dytë të vitit 2023, çmimi mesatar i energjisë elektrike për amvisëritë në vend ka qenë 7.289 denarë për KWh, që paraqet rritje prej 8.2% në krahasim me gjysmëvjetorin e parë.

Çmimi mesatar i energjisë elektrike pa tatim të vlerës së shtuar për konsumatorët, përveç amvisërive, lëviz nga 6.756 deri në 12.393 denarë për KWh sipas grupeve të konsumatorëve.

Çmimi mesatar i gazit natyror pa tatimin e vlerës së shtuar për konsumatorët përfundimtar, përveç amvisërive, lëviz prej 36.858 deri në 48.300 denarë për nm3 sipas grupeve të konsumatorëve.

Çmimi mesatar i shitjes me pakicë të gazit natyror për amvisëritë është 51.257 denarë për nm3. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR