• e enjte, 26 dhjetor 2024

ESHR-ja për vitin 2024 planifikon të zbatojë 73 revizione

ESHR-ja për vitin 2024 planifikon të zbatojë 73 revizione

Shkup, 28 dhjetor 2023 (MIA) - Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR) në vitin 2024 planifikon të zbatojë 73 revizione, prej të cilave 61 për rregullsi, 11 për suksesshmëri dhe një për pajtueshmëri.

Siç thuhet në Programin vjetor të ESHR-së për vitin 2024, i cili është publikuar sot, katër prej gjithsej 73 revizioneve të parapara duhet të kryhen një herë në vit sipas Ligjit për revizion shtetëror, 23 janë në përputhje me kërkesat e paraqitura nga palët e interesuara, ndërsa 46 janë propozuar nga ESHR-ja.

Nga revizionet e planifikuara për vitin 2024, së paku tetë për sukseshsmëri dhe tre për rregullsi do  të kryhen në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare.

Programi i plotë vjetor i ESHR-së për vitin 2024 mund të lexohet në https://dzr.mk/sites/default/files/2023-12/Godisna_programa_rabota_DZR_2024.pdfss/bsh/

Foto: arkivi MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR