• e shtunë, 23 nëntor 2024

Erdogani "po sillet" në politikën e jashtme

Erdogani

13 gusht 2023 

Klix.ba 

Pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale politika e jashtme në Turqi po kalon nëpër një ndryshim të konsiderueshëm, shkruajnë mediumet.

Presidenti turk Taip Erdogan, gjoja, ka zhvilluar proces të jashtëzakonshëm në të cilin Turqia ponon aktivisht në përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën.

Kjo manifestohet me jetësimin e kandidaturës së saj strategjike për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) dhe përjpjekjet më vendimtare për zgjidhje të problemeve ekzistuese me SHBA-në.

Konfirmimi për anëtarësim të Suedisë në NATO nga ana e presidentit Erdogan gjatë samitit të NATO-s, vazhdimi i negociatave me Greqinë dhe toni i matur në marrëdhëniet me kolegët evropianë ishin produktive si ndryshime në qëndrimin e politikës së jashtme.

Nga ana tjetër, angazhimi i presidentit Erdogan me presidentin egjiptian Abdel Fatah el Sisi, që tregon për riorientimin strategjik ndaj marrëdhënieve turko-egjiptiane dhe gatishmëria e tij për t'u takuar me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, u cekën si shembuj mbresëlënës për këtë ndryshim të politikës.

Kalimi nga marrëvehsja për normalizim me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite drejt partneriteteve konkrete ekonomike dhe mbrojtëse në sektorët kyçë e çuan në pikëpyetje idenë vetëm për normalizim të marrëdhënieve me vendet nga Gjiri.

Kur bëhet fjalë për Lindjen e Afërt, pohohet se ka kthim në qasjen e përbashkët.

Pohimi i Erdoganit për efektivitetin e Turqisë shtrihet jashtë kufijve rajonal, duke e shënuar si pjesëmarrësin më me ndikim në garën e fuqive të mëdha, i aftë të luajë rolin në baraspeshim, të vendosë agjenda, të artikulojë narrativa transformuese dhe ta mirëmbajë politikën e jashtme globale.

Kthesën fundamentale në politikën e jashtme turke e shënin edhe kalimi nga strategjitë armiqësore në kooperuese, që do të thotë oeientim të kahëzuar përpara, dhe jo ajo e cila ishte rrënjosur në të kaluarën, shkruan portali sarajevas Klix.ba. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR