• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Erdogani: Netanjahu është përgjegjës i vetëm për tensionet në Lindjen e Mesme

Erdogani: Netanjahu është përgjegjës i vetëm për tensionet në Lindjen e Mesme

Ankara, 16 prill 2024 (MIA)  - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe qeveria e tij janë përgjegjësit e vetëm për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme, tha presidenti turk Rexhep Taip Erdogani.

"Izraeli po përpiqet të shkaktojë konflikt rajonal, ndërsa sulmi i tij ndaj ambasadës iraniane në Damask ishte pika e fundit", tha ai në një konferencë për shtyp në Ankara pas mbledhjes së qeverisë, raportoi Al Xhezira.

 Erdogani shtoi se janë të mundshme konflikte të reja rajonale  derisa vazhdojnë "mizoria dhe gjenocidi" në Gazë  dhe u bëri thirrje të gjitha palëve të veprojnë me arsye. Ai,  gjithashtu e kritikoi Perëndimin për dënimin e sulmit iranian por jo izraelit ndaj ambasadës iraniane.

 Foto: Anadollu

 

QËNDRONI TË LIDHUR