• e enjte, 09 prill 2026

Erdogani e akuzoi Izraelin se i minon të gjitha përpjekjet për paqe në Lindjen e Mesme

Erdogani e akuzoi Izraelin se i minon të gjitha përpjekjet për paqe në Lindjen e Mesme

Ankara, 6 prill 2026 (MIA) - Qeveria izraelite vazhdon t'i minojë të gjitha përpjekjet për t'i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme, tha sot presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Erdogani premtoi se do të "vazhdojë përpjekjet e sinqerta derisa ekziston edhe mundësia më e vogël për të heshtur armët dhe për të krijuar hapësirë ​​për negociata".

Turqia, së bashku me Egjiptin dhe Pakistanin, po përpiqet të promovojë armëpushim në Iran.

"Derisa lufta vazhdon, ne kemi paralajmëruar se zjarri rrezikon të përhapet në vende tjera", tha Erdogan, duke shtuar se në ditën e 38-të të konfliktit, për fat të keq, mbeten të njëjtat shqetësime për rajonin.

Erdogani bëri me dije se kontaktet diplomatike duhet të intensifikohen.

"Shpresoj që kjo luftë ilegale, e pakuptimtë, jolegjitime dhe jashtëzakonisht e shtrenjtë për tërë njerëzimin do të përfundojë sa më shpejtë", tha presidenti turk. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR