Erdogan u bëri thirrje vendeve islamike që të marrin një rol udhëheqës në procesin e izolimit ndërkombëtar të Izraelit
- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan sot u ka bërë thirrje vendeve islamike që të marrin rol udhëheqës në procesin e izolimit ndërkombëtar të Izraelit “për shkak të veprimeve të tij agresive në rajon”, transmetuan mediat turke.
Ankara, 19 dhjetor 2024 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan sot u ka bërë thirrje vendeve islamike që të marrin rol udhëheqës në procesin e izolimit ndërkombëtar të Izraelit “për shkak të veprimeve të tij agresive në rajon”, transmetuan mediat turke.
Erdogan foli në hapjen e samitit D-8 (tetëshja islamike) në Kajro.
“Ne shohim hapat e Izraelit që shpërfillin integritetin territorial të Sirisë, duke përfshirë zgjerimin e vendbanimeve të paligjshme në lartësitë e Golanit. Unë besoj se si D-8 ne duhet të reagojmë shumë më me vendosmëri ndaj këtyre veprimeve të paligjshme që kërcënojnë stabilitetin e Sirisë dhe rajonit tonë. Si shtete islamike ne duhet t'i drejtojmë hapat që duhet të ndërmerren kundër Izraelit. Para së gjithash, është shumë e rëndësishme të vendoset një embargo armësh ndaj Izraelit dhe të ndalet tregtia me të. Siria është objektivi i agresionit izraelit, tha lideri turk, cituar nga Si-En-En-turk. ls/
Foto: EPA