• e enjte, 26 dhjetor 2024

Erdogan: Rusia dhe Ukraina janë dakord për çështje teknike, por ko edhe për Krimenë

Erdogan: Rusia dhe Ukraina janë dakord për çështje teknike, por ko edhe për Krimenë
Ankara, 24 mars 2022 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Taip Edogani sot deklaroi se Kievi dhe Moska janë dakord për çështjet teknike në negociatat  paqësore, por shtoi se të dyja palët ende janë të ndara kur bëhet fjalë për çështje territoriale siç është Krimeja. Duke iu drejtuar gazetarëve në Bruksel pas samitit të NATO-s. Erdogani theksoi se rezolucionet e miratuara nga Aleanca nuk duhet të kuptohen si kërcënim për Rusinë apo për ndonjë vend të tretë, por duhet të shihen si mjet për parandalim.
 Turqia, e cila është anëtare e NATO-s, ndan kufij detar me Ukrainën dhe Rusinë në Detin e Zi, ka marrëdhënie të mira me të dyja vendet dhe ka ofruar të ndërmjetësojë në konflikt.
Erdogani theksoi se qëllimi kryesor i Turqisë në përpjekjet ndërmjetësuese është që t'i sjellë në bisedime presidentin ukrainas dhe presidenti rus, Volodomir Zelenskin dhe Vladimir Putinin. ar/
   

QËNDRONI TË LIDHUR