• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Erdogan: Plani i Izraelit nuk është kufizuar vetëm në Gaza dhe Liban, radhën e kanë "vendet turke"

Erdogan: Plani i Izraelit nuk është kufizuar vetëm në Gaza dhe Liban, radhën e kanë

Ankara, 4 tetor 2024 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot deklaroi se plani i Izraelit nuk është kufizuar vetëm në Rripin e Gazës, Bregun Peërndimor dhe Liban.

Presidenti turk, duke folur në festivalin "Tehnofest 2024 Adana", tha se po zbatohet "një plan tradhtar që nuk është kufizuar vetëm në Rripin e Gazës, Bregun Perëndimor dhe Liban".

"Nuk duhet të jesh profet për ta parë qëllimin përfundimtar", tha Erdogan, pasi paraprakisht e theksoi mundësinë që objektivi i ardhshëm izraelit të jenë "vendet turke".

Erdogan beson se sa herë që afrohet një armëpushim dhe paqe në rajon, Izraeli "kryen një provokim që shkatërron këtë proces"

"Ai përdor të gjitha mjetet për të mbytur rajonin tonë në lot. Jemi përballë një çmendurie që kënaqet me vrasjen e foshnjave në krahët tanë. Fatkeqësisht, Perëndimi vazhdon të mbështesë rrjetin e vrasjeve masive. Ata që i dhanë këto bomba mbajnë përgjegjësi të barabartë për çdo pikë gjaku të derdhur", shtoi Erdogan.

Izraeli nga 1 tetori ka zhvilluar një operacion tokësor kundër forcave të Hezbollahut në Libanin jugor dhe ka vazhduar sulmet ajrore në vendin fqinj, duke vrarë më shumë se një mijë njerëz, përfshirë liderët e lëvizjes shiite, dhe duke zhvendosur më shumë se 90,000.

Edhe krahas humbjeve. në të cilat është përfshirë edhe personeli komandues, Hezbollahu po bën beteja tokësore dhe nuk i ndal sulmet raketore në territorin izraelit. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR