• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Erdogan: Fati i 194 vendeve nuk mund të lihet në duart e pesë anëtareve të përhershme të KS të KB-së

Erdogan: Fati i 194 vendeve nuk mund të lihet në duart e pesë anëtareve të përhershme të KS të KB-së

Stamboll, 29 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot deklaroi se nevojitet revizion i madh i Kombeve të Bashkuara, duke theksuar se pothuajse 200 vende në botë nuk mund të bien në duart e pesë anëtareve të përhershme të Këshillit të Sigurisë të KB-së.

Në Forumin botëror të TRT në Stambll, erdogan sqaroi qartë se KB-së i nevojitet reformim i plotë.

"Bota nuk mund të lihet në mëshirë dhe jomëshirë të pesë vendeve të pëhershme (anëtare të Këshillit të Sigurisë të KB-së). Fati i 194 vendeve nuk mund të lihet në duartë e njërës prej këtyre pesë anëtareve të përhershme", tha Erdogan, transmeton Anadollu.

Presidenti turk e dënoi sistemin e pesë anëtareve të përhershme të Këshillit të Sigurisë të KB-së, sipas të cilit, këto vende munden në mënyrë të pavarur të vendosin vetë në vendime të rëndësishme.

"Bota është më e madhe se pesë", tha Erdogan, duke shtuar se lufta ruso-ukrainase tregoi dobësinë e sistemit ndërkombëtar.

Kur bëhet fjalë për Gazën, Erdogan tha se atje nuk janë testuar vetëm vlerat humanitare, por edhe besueshmëria e sistemit global, e KB-së, por që asnjëri nuk e ka kaluar provën.

"Fundi i kësaj tragjedie njerëzore, e cila i hapi rrugën turpit të Holokaustit, është një rrugë pa krye, një fatkeqësi", tha Erdogan, duke iu referuar faktit se si faji i vendeve perëndimore për Holokaustin i bëri ata të përmbahen nga kritikimi i Izraelit, i cili për më shumë se një vit, siç pohon, kryen gjenocid në Gaza.

Në të njëjtën kohë, presidenti turk shprehu shpresën se armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit do të mbetet i përhershëm, por gjithashtu theksoi se vendosja e armëpushimit në Gaza është urgjentisht e nevojshme. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR