• e enjte, 26 dhjetor 2024

Erdogan: Besoj se së shpejti do të merret vendim në lidhje me marrëveshjen për grurin

Erdogan: Besoj se së shpejti do të merret vendim në lidhje me marrëveshjen për grurin

Soçi, 4 shtator 2023 (MIA) - Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan pas takimit treorësh me homologun e tij rus, Vladimir Putin sot në Soçi deklaroi se pret që së shpejti të merret vendim për marrëveshjen për grurin.

“Kemi folur për rinovimin e marrëveshjes së grurit në Detin e Zi. Besoj se së shpejti do të merret vendim për iniciativën e grurit”, tha Erdogani.

Ai theksoi se opsionet alternative ndaj marrëveshjes për grurin në Detin e Zi nuk ofrojnë zgjidhje të përhershme dhe se iniciativa duhet të vazhdojë, duke plotësuar boshllëqet.

“Duam të dërgojmë drithin në vendet e varfra, kemi biseduar për këtë me Putinin. Turqia do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të dërguar drithin në vendet e varfra, ramë dakord për këtë", tha Erdogani.

Sipas tij, "Ukraina duhet të zbusë pozicionin e saj ndaj Rusisë në lidhje me marrëveshjen për grurin".

"Kemi diskutuar për bujqësinë, turizmin, financat, energjinë dhe çështje të tjera", shton Erdogani.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR