• e enjte, 26 dhjetor 2024

Era nuk lejon që të vihet nën kontroll zjarri në Dojran të Vjetër

Era nuk lejon që të vihet nën kontroll zjarri në Dojran të Vjetër

Dojran, 30 korrik 2024 (MIA) - Zjarri i madh i cili shpërtheu mbi Dojranin e Vjetër në deponinë në vendin e quajtur Karaç dhe përfshiu dy shtëpi vështirë të vihet nën kontroll dhe nuk mund të stabilizohet për shkak të erës së fuqishme.

Kryetari i komunës së Dojranit, Ango Angov thotë se përkundër përpjekjeve të mëdha të zjarrfikësve dhe helikopterit, zjarri i ndihmuar nga era po merr hov përsëri në vendet ku është shuar.

Sipas drejtorit të Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angellov, i cili është në vendin e ngjarjes në fillim të Dojranit të Vjetër, në anën e djathtë të pjesës së lartë janë të mbrojtura shtëpitë, por është e rrezikshme për shkak të shpërthimeve nga predha të pashpërthyera nga luftërat e kaluara.

Në shuarjen e zjarrit marrin pjesë banorët vendas, zjarrfikës nga Dojrani, Vallandova, Gjevgjelia dhe Strumica, si dhe një helikopter, i cili me shpejtësi po mbush ujë nga Liqeni i Dojranit duke e hedhur në zjarr. rq/

Foto: QMK

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR