• e enjte, 26 dhjetor 2024

"Epsoteh" në gusht filllon me realizimin e investimit me vlerë prej 20 milionë euro

Shkup, 5 korrik 2024 (MIA) - Së paku 110 vende pune, kryesisht nga profesioni i inxhinierisë, makinave të reja dhe teknologjisë, paralajmëruan sot kryeministri Hristijan Mickoski dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë "Epsoteh", Alamavi, të cilët promovuan investimin e ardhshëm në vend në vlerë prej 20 milionë euro.

Siç theksuan Mickoski dhe Alamavi, investimi është gjermano-belg, do të fillojë në gusht me ndërtimin e objektit jashtë zonave industriale-teknologjike në territorin e Komunës Petrovec, ndërsa pritet edhe të dyfishohet shpejt.

"'Epsoteh' ka përvojë 60 vjeçare dhe ne sjellim shumë shkathtësi. Shpresojmë të krijojmë më shumë se 110 vende pune këtu, të cilat do të jenë kryesisht në degën e mekanikës dhe inxhinierisë. Ne dëshirojmë të fillojmë me ndërtimin e një ndërtese të re, respektivisht me investim prej rreth 20 milionë euro. Ne dëshirojmë të zgjerojmë aktivitetet tona me objekte prodhuese këtu, në Shkup, respektivisht të punojmë në hapjen e fabrikës dhe makinerive të reja. Tashmë kemi gjashtë filiale në Evropë, kjo do të jetë e shtata", theksoi Alamavi.

Ai përmendi se "Epsoteh" është i njohur për punën sipas standardeve ekologjike.

"Ne jemi të njohur për përdorimin e materialeve të recikluara, jo vetëm tonat, por edhe të klientëve tanë, edhe nga ekonomia e gjelbër edhe e përhimtë. Ne reciklojmë materiale si nga bujqësia, ashtu edhe nga peshkimi, u japim atyre një cikël të ri jete dhe luajmë një rol shumë të rëndësishëm në mbrojtjen e mjedisit dhe reduktimin e emetimeve të dioksidit të karbonit. Ne tashmë e aplikojmë këtë mënyrë pune në Gjermani, përdorim energjinë e erës dhe diellit. Sapo të fillojmë me planet për të ndërtuar një fabrikë, bëjmë plane për një të dytë. Shpresoj që edhe këtu të qëndrojmë me të njëjtën strategji si më parë", sqaroi drejtori.

Sipas kryeministri Mickoski, pritet që investimi të rritet dyfish.

"Për ne është nder dhe kënaqësi që pas dy javëve jo të plota të mirëpresim një tjetër investim. Fillimisht, do të ketë 110 vende të reja pune, zhvillimi i një qendre hetimore, diçka që ka munguar ose që ka pasur shumë pak deri tani. Por, ky investim nuk ndalet këtu, numri i të punësuarve dhe eksportet do të vazhdojnë të rriten dhe vet investimi presim të paktën të dyfishohet. Kompania është lider në tregun në Gjermani dhe është e pranishme atje me 25 për qind, që është një rekomandim domethënës për ne sepse presim që një pjesë e madhe e kompanive që investitori furnizon me produktet e tyre, të ndjekin shembullin e tij dhe të vijnë këtu për të investuar. Qëllimi ynë është ta duam Maqedoninë me veprime", theksoi Mickoski. rq/bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR