• e premte, 27 dhjetor 2024

EPI: Situata me reformën në administratën publike është thuajse e njëjtë si në vitin 2019/20, njëfarë progresi në vitin 2021/22 është vërejtur në fushën e llogaridhënies

EPI: Situata me reformën në administratën publike është thuajse e njëjtë si në vitin 2019/20, njëfarë progresi në vitin 2021/22 është vërejtur në fushën e llogaridhënies

Shkup, 21 qershor 2023 (MIA) - Situata me reformën e administratës publike është pothuajse e njëjtë sikur me monitorimin e mëparshëm për vitin 2019/2020, ka një ngërç veçanërisht në lidhje me miratimin e ligjeve që kanë të bëjnë me administratën dhe ligjin për shërbimin e lartë drejtues dhe progres është shënuar  në fushën e llogaridhënies, e gjitha kjo është theksuar në Raportin për reformën e administratës publike në vitin 2021/22 që është përgatitur nga Instituti për Politikë Evropiane – Shkup (EPI).

Në monitorimin e tretë radhazi të reformës së administratës publike, EPI vë në dukje se në disa vende ku u vu re progres në monitorimin e mëparshëm, tashmë ka një ngërç, veçanërisht në lidhje me ligjet që i referohen punës së administratës. EPI rekomandon që të miratohen ligjet për shërbimin e lartë drejtues, për organizimin e organeve të administratës, për nëpunësit e administratës dhe punonjësit e sektorit publik dhe në këtë mënyrë, siç thonë ata, do të vërehet një përparim, veçanërisht me ligjin për shërbimin e lartë drejtues, miratimi i së cilës pritet edhe nga Komisioni Evropian.

"Në disa nga institucionet që kemi hetuar, kemi vërejtur progres në fushën e llogaridhënies. Ata publikojnë të dhënat e tyre të përditësuara në faqet e internetit dhe progresi më i mirë është në punën e Entit Shtetëror të Revizionit ku ka bashkëpunim dhe komunikim shumë të mirë me publikun për punën e tyre", tha Juliana Karai, studiuese në EPI para fillimit të prezantimit të monitorimit të tretë.

Ajo theksoi se për dallim nga viti 2017 dhe 2018, Qeveria tani publikon shumë më pak informacione.

"Në vitin 2017/18, në monitorimin tonë të parë të reformës në administratën publike, ka pasur një kërcim vërtet të madh sa i përket publikimit të informacionit për punën e Qeverisë, por trendi në monitorimin e mëparshëm dhe tani tregon se ka një kthim prapa sepse Qeveria nuk i ka publikuar raportet e punës për vitin 2020/21, dhe ka edhe disa strategji kombëtare për të cilat nuk kemi mundur të gjejmë shkallën e zbatimit të tyre. Sa i përket seancave të Qeverisë, përveç publikimit të rendit të ditës, nuk mund të gjenden të dhëna për dokumentet që ka sjellë Qeveria në kuadër të seancave të mbajtura", ka sqaruar Karai.

Në monitorim konstatohet se në Kornizën Strategjike për Reformën e Administratës Publike situata është e njëjtë si në monitorimin e mëparshëm për vitin 2019/2020, në fushën e Zhvillimit dhe Koordinimit të Politikave ka një ngecje të theksuar, në fushën e Shërbimit publik dhe Menaxhimit me Resurset Njerëzore situata është e njëjtë si dhe në ciklin e fundit të monitorimit, në fushën e llogaridhënies situata në masë të madhe mbetet e njëjtë si në vitet e kaluara, në fusha të caktuara ka përmirësime, situata është e njëjtë në fushën e ofrimit të shërbimeve, ndërsa në fushën e menaxhimit të financave publike, progres më të madh ka shënuar Enti Shtetëror i Revizionit.

"Është inkurajuese, shtohet, të shihet se procedurat e hapura dhe konkurruese janë metoda kryesore e prokurimit publik, pasi vetëm 2.45 për qind e kontratave janë lidhur me procedurën me negocim pa shpallur thirrje. sa/

Foto. MIA

QËNDRONI TË LIDHUR