• e premte, 27 dhjetor 2024

EPI do t'i prezantojë rekomandimet nga grupi tematik i punës për qasjen drejt tregut të vetëm evropian

EPI do t'i prezantojë rekomandimet nga grupi tematik i punës për qasjen drejt tregut të vetëm evropian

Shkup, 12 tetor 2023 (MIA) - Instituti për politikë evropiane (EPI) - Shkup sot organizon takim me gazatarë ku do të prezantohen rekomandimet nga grupi tematik i punës për qasjen drejt tregut të vetëm evropian, në prag të Forumit të shoqërisë qytetare dhe think-tanke 2023, në kuadër të Procesit të Berlinit.

EPI është organizatë për grupe tematike të punës për qasjen drejt tregut evropian. Grupi i punës për qasje drejt tregut të vetëm evropian i hulumton modelet për integrim ekonomik të Ballkanit Perëndimor në BE, ndërsa diksutimi posaçërisht u fokusua në tre sfera kyçe: pjesëmarrja në Semestrin evropiuan, qasja drejt fondeve evropiane dhe qasja drejt tregut të vetëm evropian.

"Në brifingun për shtyp do t'ju prezantohen rekomandimet kyçe dhe konkludimet nga grupet e punës të mbajtura me organizatat joqeveritare dhe ekspertët nga i tërë rajoni, në prag të Forumit të shoqërisë qytetare dhe think-tankeve që do të mbahet më 14 dhe 15 tetor në Tiranë. Në brifing mund të flasim më shumë për planin për rritje të BE-së, si dhe për çështjet e hapura kyçe të cilat i ka sektori qytetar. Një pjesë e rekomandimeve nga ky Forum, do të prezantohen në Samitin e Procesit të berlinit, që do të mbahet më 16 tetor, të hënën", theksojnë nga EPI. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR