• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Enti shtetëror për revizion shënon 25 vite ekzistim

Enti shtetëror për revizion shënon 25 vite ekzistim

Shkup, 27 nëntor 2024 (MIA) - Është kyçe të ndërtojmë partneritete të fuqishme dhe të nxisim besim me të gjithë palët e involvuara, sepse vetëm me përpjekje të përbashkëta dhe me bashkëpunim mund të sigurojmë mbështetje të pavarur dhe t'i realizojmë vizionet dhe misionet tona, e me atë të jemi gardianë të mjeteve publike, porositi sot kryerevizori shtetëror, Maksim Acevski, në fjalimin në konferencën e Entit shtetëror për revizion me rastin e jubileut 25-vjeçar.

Në konferencën në Shkup morën pjesë kryerovizorët nga fqinjësia dhe nga vende të tjera evropiane të ciolët debatuan për përmirësim të komunikimit mes revizorëve dhe opinionit.

Siç tha Acevski, këmbimi i përvojave dhe ideve do të kontribuojë për avancimin e proceseve të revizionit dhe komunikimit me palët e prekura, aktivitet i cili gjithnjë e më tepër po merr rëndësi dhe paraqet parakusht themelor për prëfitim të opinionit si partner, përkatësisht aleat i jonë.

Sipas Acevskit, bashkëpunimi i ESHR-së me institucionet shtetërore po rritet, por për rezultate më të mira duhet bashkëpunim më i përforcuar. Raportet e ESHR-së në vitet e kaluara hasin në vëmendje më të madhe.

Jubileu i ESHR-së shënohet nën moton "25 vite përkushtim të interesit publik - së bashku ndërtojmë besim, llogaridhënie dhe vizion". ab/

foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR