• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ende nuk ka raport nga komisioni i ekspertëve për rastin me lehonën e cila bëri përpjekje që të vetëvritet

Ende nuk ka raport nga komisioni i ekspertëve  për rastin me lehonën e cila bëri përpjekje që të vetëvritet

Shkup, 13 korrik 2023 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti sot deklaroi se ende nuk ka raport nga komisioni i ekspertëve për rastin me lehonën e cila në fillim të këtij muaji bëri përpjekje që të vetëvritet në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës - Shkup (KGJO).

"Udhëzimet e para ishin nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH), nga inspektorët. Ne normal vepruam në bazë të ligjit, siç e kërkon rendi. Ekziston komisioni i ekspertëve. Ende nuk ka raport nga komisioni i ekspertëve. Në momentin kur do të kemi raport, në momentin e njëjtë do ta ndajmë me mediat", tha ministri Mexhiti duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës në Klinikën e Endorkinologjisë. 

Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHPSH) përmes një kumtese informoi se në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës - Shkup (KGJO) janë konstatuar lëshime në pjesën e realizimit të kontrolleve për konsulltime të kërkuara në dy raste për lehonën e cila para disa ditëve bëri përpjekje që të vetëvritej. Në Klinikën Universitare të Psikiatrisë nuk janë konstatuar lëshime lidhur me organizimin e punës së funksionimit të klinikës në kushte të procedurave për renovim. 

Konkluzionet pas mbikëqyrjeve të jashtëzakonshme inspektuese në ISHP KU të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës dhe ISHP KU e Psikiatrisë ishin publikuar në ueb faqen e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) më 6 korrik 2023. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR