Ende është aktiv zjarri në Belakovc të Kumanovës
- Tri ekipe, dy nga Kumanova dhe një nga Nagoriçani i Vjetër, ende janë duke e shuar zjarrin që dje ka rënë në fshatin Belakovc, njoftoi sot NJTZ Kumanovë.
- Post By Sara Ademi
- 10:36, 12 shtator, 2023
Kumanovë, 12 shtator 2023 (MIA) - Tri ekipe, dy nga Kumanova dhe një nga Nagoriçani i Vjetër, ende janë duke e shuar zjarrin që dje ka rënë në fshatin Belakovc, njoftoi sot NJTZ Kumanovë.
"Zjarri nga Belakovci është shuar, por ka dy degë që janë poshtë në dy fshatrat fqinje Strezovcë dhe Dovezencë. Është prekur një sipërfaqe më e madhe me bar të thatë dhe kashtë", tha komandanti i NJTZ Kumanovë, Dejan Ilievski.
Ditën e djeshme zjarri është afruar tek shtëpitë e pabanuara, kanë ndërhyrë zjarrfikësit dhe kanë penguar që zjarri t'i përfshijë ato.
Edhe javën e kaluar në këtë fshat ka rënë zjarr i cili ka përfshirë një sipërfaqe të madhe dhe kanë intervenuar disa ekipe zjarrfikëse nga katër komunat e Kumanovës, Nagoriçanit të Vjetër, Kratovës dhe Rankovcës, si dhe traktori ER i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe helikopteri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila derdhi mbi 20 ton ujë.
Njësia e zjarrfikësve të Kumanovës ka intervenuar mbrëmë në një zjarr që ka përfshirë barin e thatë, pyjet e ulëta dhe shkurret në mes të fshatrave Dobroshane dhe Shupli Kamen. sa/
Foto dhe video: QMK dhe FM Maksim Dimitrievski