• e diel, 24 nëntor 2024

EMV-ja shet teprica të natës në ankand, çmimet i formon kërkesa në periudhën konkrete

EMV-ja shet teprica të natës në ankand, çmimet i formon kërkesa në periudhën konkrete
Shkup, 27 gusht 2022 (MIA) – SHA EMV shet teprica të energjisë elektrike gjatë natës përmes ankandit publik dhe ofertave nga blerësit e interesuar. Siç informojnë nga kompania, për periudhën prej 20 deri më 26 gusht të këtij viti janë shitur 1750 megavat orë energji elektrike me çmim prej 303 euro për megavat orë. Oferta, theksojnë, kanë dhënë katër ofertues dhe ofertat e tyre të fundit në fund të ankandit ishin: 140, 266, 293 dhe 303 euro për megavat orë. "Është zgjedhur oferta më e lartë e cila është marrë. Duke i marrë parasysh çmimet e marra nga shumë ofertues, është e qartë se çmimi i arritur është ai që është real për gjashtë ditët në fjalë", thonë EMV-ja. Theksojnë se në ankandet e tyre për tepricat e  energjisë së tepërt të natës nga ora 02:00 deri në orën 07:00 mund të regjistrohet të blejë çdo subjekt i cili është në tregun e lirë: tregtarë, subjekte ekonomike, institucione shtetërore etj., nëse kanë nevojë për energji elektrike në ato orë. Në lidhje me deklaratat dhe krahasimet e liderit të VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski, nga EMV-ja thonë se nuk i shesin energji HUPEX-it, por shesin në vend. "Të gjitha shpenzimet më tutje nëse ajo energji nxirret jashtë, i mban blerësi, siç janë dhënia me qira e objekteve ndërkufitare dhe shpenzimeve të tjera të tregtimit në bursë, të cilët e rrisin çmimin përfundimtar në bursë", sqarojnë nga SHA EMV. Nga kompania theksojnë se kur lideri i VMRO-DPMNE-së dëshiron të flasë në temën e shitblerjes së energjisë elektrike, sërish kujton se Mickoski është ai i cili gjatë në mandatin e tij në SHA EMV, “ka blerë energji elektrike nga 250 euro për megavat orë në kohë kur energjia elektrike shitej nga 70 euro për megavat orë”. "Çdo njeri me të paktën pak dinjitet personal do të mendojë para se të hyjë në shtrembërime të tilla të fakteve si ajo e sotmja, dhe paraqitje të rreme të të dhënave në kushtet e krizës globale energjetike, ndërkohë për procedurat e veta kur nuk ka pasur krizë-asnjëherë nuk ka dhënë përgjigje", porositin nga SHA EMV. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR