• e enjte, 26 dhjetor 2024

EMV-ja do të regjistrojë subjekte juridike në Greqi dhe Bullgari për prokurimin, shpërndarjen dhe tregtimin me gazin natyror

EMV-ja do të regjistrojë subjekte juridike në Greqi dhe Bullgari për prokurimin, shpërndarjen dhe tregtimin me gazin natyror

Shkup, 25 prill 2023 (MIA) - Qeveria në seancën e sotme të 149-të miratoi Informatën për statusin e projektit "Qiraja e Terminalit LNG" në qytetin grek Aleksandropolis.

Siç informojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, Qeveria ngarkoi SHA EMV të regjistrojë subjekte juridike në Greqi dhe Bullgari, të nevojshme për aktivitetet operative në lidhje me prokurimin, shpërndarjen dhe tregtinë e gazit. 

SHA EMV ka për detyrë transportimin e gazit natyror përmes interkonjektorit me Bullgarinë, deri në ndërtimin e interkonjektorit me Greqinë. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR