• e shtunë, 23 nëntor 2024

EMV Shitje shpall thirrje për furnizim me gaz natyror për muajin mars

EMV Shitje shpall thirrje për furnizim me gaz natyror për muajin mars

Shkup, 21 shkurt 2023 (MIA) - EMV Shitje ka shpallur thirrje publike për blerje të gazit natyror për muajin mars të këtij viti për konsumatorët e tjerë të gazit natyror në vend, të cilët furnizimin do ta kryejnë përmes kësaj kompanie.

"EMV Shitje zhvillon procedurë përmes një thirrjeje publike për mbledhjen e ofertave nga kompani të licencuara vendase dhe të huaja të regjistruara për aktivitetin që kanë mundësinë të sigurojnë dhe dorëzojnë sasinë e nevojshme të gazit natyror për marsin e vitit 2023 për prodhimin e energjisë termike për ngrohtoret Lindje, Perëndim, Energjetikë dhe Shkup Veri, si dhe për konsumatorët e tjerë të gazit natyror në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili do të furnizohet përmes EMV Shitje", njoftojnë nga kompania.

Thirrja publike zgjat nga sot deri më 24 të këtij muaji dhe ofertuesit duhet të dorëzojnë të dhënat për ofertën e tyre në lidhje me karakteristikat teknike të gazit, vendin e origjinës, garancinë, çmimin fiks për MWh, por edhe sasia e përgjithshme e ofruar.

Gjithashtu nevijitet edhe një deklaratë nga personi përgjegjës i ofertuesit që ai mund të sigurojë sasitë e specifikuara në periudhën për të cilën është bërë oferta, gjegjësisht për muajin mars në pikën e dorëzimit, stacioni kryesor matës (GMS) Zhidilovë, Republika të Maqedonisë së Veriut.

Thirrja publike është publikuar në ueb-faqen e EMV SHA www.esm.com.mk. mb/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR