• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

EMV: Po vendosen gypa të rinj nën urën "Bellasica", dërgesa e energjisë së ngrohjes është në linjë alternative

EMV: Po vendosen gypa të rinj nën urën

Shkup, 20 tetor 2023 (MIA) - Nën urën "Bellasica" po vendosen gypa të rinj për ngrohjen qendrore në Shkup. SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut njoftuan se po bëhen "përpjekje maksimale që sanimi të përfundojë sa më shpejtë që është e mundur" dhe se bëhet fjalë për "aktivitet kompleks i cili kërkon përkushtim dhe punë serioze". 

"Ndërkohë që zgjasin aktivitetet për instalimin e tubave të rinj, përdoret linja alternative e urës hekurudhore, e cila ka kapacitet për të kryer furnizim të vazhdueshëm të energjisë për ngrohje tek konsumatorët, duke përfshirë edhe sasitë që do të dorëzohen nga TE-TO. Në periudhën e kaluar, SHA EMV në mënyrë aktive ka punuar për zgjidhjen e problemit me gazsjellësin tek ura 'Belasica', e cila është e një rëndësie thelbësore për ngrohjen në qytetin e Shkupit. Gypat e dëmtuar janë hequr me sukses dhe janë futur të rinj dhe për vendosjen e tyre tashmë kanë filluar aktivitetet në terren", njoftoi EMV.

Njofton se dërgesa e energjisë për ngrohje në sezonin e ngrohjes është prej orës 6 deri në orën 22 në bazë të rregullave dhe diagrameve të përcaktuara rreptë, dhe sipas tyre, në tetor dhe gjysmën e parë të nëntorit, kur kushtet e jashtme të motit janë të ndryshueshme, furnizimi me energji për ngrohje varet nga temperaturat e jashtme dhe nga kushtet atmosferike në periudha të ndryshme të ditës. fc/

Fotografia: SHA EMV

   
   

QËNDRONI TË LIDHUR